1.FESTA E DARDHËS/ PRODUKTE TË ZONËS, MUZIKË DHE ARGËTIM

E kthyer tashmë në një traditë, Festa e Dardhës do të mbahet nesër në orën 10:00. Përmes saj synohen të promovohen natyra e mrekullueshme, vlerat kulturore dhe historike të zonës me produkte vendase, muzikë dhe aktivitete të tjera.

2.KONCERTI INSTRUMENTAL “HARMONI EUROPIANE” NË GJIROKASTËR

Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor (Western Balkans Youth Orchestra) e udhëhequr nga dirigjenti dhe pianisti Desar Sulejmani me mbi 75 muzikantë të rinj nga rajoni dhe Evropa do të performojë në Pazarin e Gjirokastrës sot në orën 20:00 koncertin “Harmoni europiane”.

3. KONCERT NGA AURELA GAÇE DHE LUIZ EJLLI NË VAUN E DEJËS

Aurela Gaçe dhe Luiz Ejlli do të mbajnë një koncert nesër në orën 20:00 në  fushën sportive “Bushat Qendër” në Vaun e Dejës.

4. “FESTË N’SHPI”, NESËR NË SHESHIN “GJERGJ KASTRIOTI” NË LEZHË

“Festë n’shpi” është koncerti që do të mbahet në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë sot në orën 20:00 e ku do të interpretojnë këngëtarët Ardit Çuni dhe Kida.

5. “VAJZË FEST” SJELL PËR TRE DITË TEATËR, HUMOR, ART DHE SPORT

“Vajzë Fest” vijon të mbahet edhe sot dhe nesër në fshatin Vajzë të Bashkisë Selenicë. Ky festival 3-ditor përfshin shfaqje teatri, humor, poezi, aktivitete sportive, ecje në natyrë, si dhe mbrëmje muzikore me artistë të njohur, përfshirë grupin “West Side Family” në natën e mbylljes.

6. “SANFEST” RIVJEN NË RRJOLL TË VELIPOJËS ME ARTISTË TË NJOHUR

“Sanfest” vijon të mbahet në Rrjoll të Velipojës në Shkodër edhe sot dhe nesër, me pjesëmarrjen e artistëve të ndryshëm, që sjellin për të pranishmit ritëm dhe muzikë.

7.“GUSHT E N’FEST”, TRE NET PLOT MUZIKË E FESTIME NË GRAMSH

“Gusht e n’Fest” vijon të sjellë muzikë, energji dhe emocione në Gramsh. Aktiviteti do të vijojë edhe sonte dhe nesër, duke filluar nga ora 20:00, në fushën e sportit “Mentar Dyrmyshi”.