‘Ciceron’/ Kultura në një ‘klik’: ‘Folk Fest 2023’ në sheshin 'Skënderbej'! Komedia 'Çifti i hapur' me Suela Bakon dhe Romir Zallën te Eksperimentali

Me rastin e 111-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, zhvillohet sot në orën 19.00 në sheshin “Skënderbej” koncerti festiv "Folk  Fest 2023", ku do të performohet repertor i përzgjedhur nga Festivali Folklorik i Gjirokastrës.

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë mban sot në orën 11.00 koncertin festiv "Ngjyrat e nëntorit" në qendrën "Kristal Center", ku artistë të vegjël të talentuar kërcejnë, këndojnë dhe interpretojnë shfaqjen "Kryezoti i Arbërisë".

Shfaqet sot në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental në ArTurbina komedia premierë "Çifti i hapur" nga Dario Fo dhe Franca Rame me regji të Sulejman Rushitit dhe interpretimin e çiftit të artistëve Suela Bako dhe Romir Zalla.

Në teatrin "Skampa" në Elbasan mbahet sot në orën 18.00 një koncert festiv në kuadër të 111-vjetorit të Pavarësisë, me pjesëmarrjen e solistëve, orkestrës dhe korit të shkollës artistike "Onufri".

Pret vizitorët deri në 30 nëntor në Muzeun Historik Kombëtar ekspozita “Prej studios: përzgjedhje e pikturave dhe skicave”, e artistit nga Kosova Ermir Zhinipotoku.

Ekspozita personale e artistit Bujar Luca “Të prekësh të padukshmen” qëndron e hapur në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 30 dhjetor.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!