Ciceron/ Kultura në një ‘klik’: 'E kuqe', Altin Basha me premierë te ‘Eksperimentali’! ‘Magjistari i reve’ në Qendrën e Librit

Bazuar në shënimet e Platonit nga "Apologjia e Sokratit, "shfaqet sot në orën 19.00 “Tek Bunkeri” në Tiranë, filmi “Sokrati” nga Roberto Rossellini.

Mbahen sot në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental provat gjenerale të shfaqjes premierë “E kuqe” të John Logan me regji të Altin Bashës.

Ekspozita personale e artistit Bujar Luca “Të prekësh të padukshmen” qëndron e hapur në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 30 dhjetor

Prezantohet sot në orën 17.00 në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit libri me tregime “Magjistari  i Reve” me autor Artur Bakun.

40 piktura të birit dialogojnë me poezinë e atit, të ndarë nga jeta tri vite më parë. Helidon dhe Faslli Haliti ribashkohen përmes artit në ekspozitën “Faksimile” që pret vizitorët deri në 16 nëntor në galerinë “Fab” në Tiranë.

Vijon të shfaqet në teatrin “Skampa” në Elbasan çdo mbrëmje në orën 18.00 deri në 19 nëntor shfaqja “Zyshë e dashur” me autore Ljudmilla Razumovskajan dhe me regji të Aldi Hysotoçi dhe pjesëmarrjen e aktores Luiza Xhuvani.

Nga nesër deri të dielën në orën 19.00 në Teatrin e Operas me regji të Ada Gurras shfaqet premiera “Attila” e Giuseppe Verdit, si bashkëpunim mes artistëve shqiptarë e atyre italianë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)