Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni këtë fundjavë në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.Teatri i Kukullave rikthen sot e nesër në orën 11.30 dhe 11.30 në sallën "Tonin Harapi" të Liceut Artistik shfaqjen për fëmijë "Maçoku me çizme".

2.Artisti Endri Beqo ka çelur pranë Qendrës së Artit “Agimi” ekspozitën “Framed” me novela grafike.

3.Komedia "Nuse vetëm për letra", me regji të Leka Bungës, rikthehet nesër në orën 19.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi" në Korçë.

4.Komedia satirike "Dëshira e tretë" me autor Ferdinand Hysin e regji të Roland Mingës, shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin "Petro Marko" në Vlorë.

5.Herion Mustafarajt dhe Era Makoçi interpretojnë në anglisht shfaqjen “Ata hyjnë pa trokitur” me autor e regjisor Armand Borën, sot e nesër në orën 19.00 në teatrin “Metropol” në Tiranë.

6.Me pjesëmarrjen e veçantë të aktores Luiza Xhuvani, vijon mbahet sot e nesër në orën 18.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan shfaqja "Zyshë e dashur” nga autorja Ljudmilla Razumovskaja dhe me regji të Aldi Hysotoçi.

7.Shënohet sot mbrëmja e dytë e edicionit të tetë të Festivalit të Këngës "Luleborë" nën drejtimin artistik të Shpëtim Saraçit e Markelian Kapedanit.

8.Një artiste dhe 8 personazhe plot mesazhe për jetën, ventrilokuistja Arjeta Dhima performon nesër në orën 19.00 në teatrin "Migjeni" në Shkodër shfaqjen për të rritur"Kush foli".