Jeta dhe krijimtaria e Petro Markos, shpalosen sot në orën 19.00 në teatrin "Metropol" përmes një mbrëmje poetike, dokumentari filmik dhe eskpozite fotografike, me rastin e 110 vjetorit të tij të lindjes.
Ekspozita e veçantë e fotografit të agjencisë Magnum Enri Canaj "When the Windes cries War", që shpalos migrimin e njerëzve për shkak të luftës, qëndron e hapur në galerinë 'NAAN' në Tiranë deri ne 24 nëntor.
40 piktura të Helidonit dhe blloqe me poezi të babait poet Faslli Halitit, ekspozita “Faksimile” që bën bashkë at e birë përmes dialogut në art, pret vizitorët çdo ditë deri në 16 nëntor në galerinë “Fab” në Tiranë.
Igli Uruçi dhe Endri Beqo ju presin sot në orën 18.30 në Qendrën e Artit Agimi për një bisedë rreth ekspozitës së tyre “Framed” me novela grafike të çelur në këtë hapësirë.
Mbahet nga sot në orën 19.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan edicioni i dytë i “Albanian Dance Competition” , ku garojnë trupa baleti nga Elbasani, Prizreni, Ulqini dhe Tetova.
Shfaqet nesër në orën 19.00 “Tek Bunkeri” në Tiranë, filmi “Sokrati” nga Roberto Rossellini.
Mbahen nesër në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental provat gjenerale të shfaqjes premierë “E kuqe” të John Logan me regji të Altin Bashës.