1. Mbahet sot në orën 19.00 në Teatrin e Operas koncerti “Mundësi pa kufi” i kompozitores Blerina Shalari, ku artistë të njohur do të interpretojnë muzikë dhe dramë.
2. Një sërë numrash të larmishëm performohen sot në orën 11.00 në Cirkun Kombëtar pranë Komunës së Parisit në shfaqjen ‘Shakespirit’.
3. Si mund ta shndërrojë teknologjia dhe nipërit një të moshuar 137-vjeçare në "Gjyshen perfekte". Vogëlushët mund ta zbulojnë sot në orën 10.30 në Teatrin Eksperimental në komedinë me tekst dhe regji të Endri Çelës, ku artisti udhëton me fantazi në të ardhmen.
4. Driada Dervishi organizon sot në orën 17.00 në shtëpinë studio “Kadare” një mbrëmje poetike për shkrimtarin Ismail Kadare.
5. Drama “Nëna” e Florian Zeller me regji të Mehmet Xhelilit, shfaqet sot në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me pjesëmarrjen e Ema Andreas dhe një kasti të përzgjedhur aktorësh.
6. Mbahet sot në orën 10.30 pranë shoqatës kulturore-artistike “Kolë Idromeno” një ëorkshop nga Dario Haruni mbi strukturën e skenarit si dhe do të shfaqet edhe filmi i tij “The Echo”.
7. Jetësohet sot në orën 10.30 në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan premiera për fëmijë “Pema dhe mbreti” me regji të Hysen Mullajonuzit
8. Vijon të shfaqet sot në orën 11.00 në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë shfaqja për vogëlushë “Grinçi vjedh Krishtlindjet”, me regji të Blerta Belliut.
9. Vijon të luhet në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës sot dhe nesër në orën 19.00 shfaqja “E kuqe e John Logan dhe me regji të Altin Bashës.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.3%
-
Jo
83.5%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 2096
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Vendit i këndoj’, këngëtarët më në zë në Opera! Festivali i Shqiptar i Dancit, Blenard Azizaj në Elbasan! ‘Zbulimi’, me Salsano Rrapin në Bylis
24 Prill, 11:15
-
Koncert tek 'Artet' me veprat e studentit Erli Lila! Festivali, 'Ismail Qemali' në ArTurbina me shfaqje! 'Indian Party' pranë Komunës së Parisit
23 Prill, 14:38
-
Solistët e Filarmonisë së Vjenës e Berlinit në Tiranë! Julian Bulku tek 'Eksperimentali'! Festivali 'Alba', Në Opera muzikë baroke! Olen Cesari, nis koncerti
18 Prill, 12:26
-
Shkolla ‘Aleks Buda’, shfaqje në Teatrin Kombëtar! Orkestra e RTSH në Katedralen Ortodokse! Në ‘Milenium’, ‘Rapito’ nga Bellocchio! ‘Big Band’, jazz tek ‘Artet’!
17 Prill, 13:15
-
Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’
16 Prill, 11:27
-
Kinemaja italiane në Tiranë, sot ‘Grazie ragazzi’! Olgi Rahmani e Bashkim Kupi, koncert tek ‘Artet’! 100-vjetori i koncertit të parë të një orkestre filarmonike në vend
15 Prill, 10:25
-
Buron Kaceli me ekspozitë në GAT! Nga ‘Biznesmeni’ tek ‘Dashuritë e Presidentit’, shfaqjet në Tiranë! ‘Pranverë me kangë’ në Shkodër!
12 Prill, 11:08
-
‘Dashuritë e Presidentit’ në Teatrin Eksperimental! ‘La Boheme’ në Opera! Koncert operistik në Durrës
11 Prill, 12:04
-
‘Mizantropi’ i Molierit nga studentët e regjisë tek ‘Artet’! ‘Artizanati sot’ në Muzeun Etnografik të Elbasanit! Nga nesër teatrot me shfaqje
10 Prill, 11:16
-
Dita ndërkombëtare e romëve, filma dhe ekspozita: ‘Mbivendosje’ nga Ferdinant Koçi! Në Shtëpinë e Europës filmi ‘20 ditë në Mariupol’
8 Prill, 11:56
-
‘Perëndimi i vesës’ i Shkëlzen Zallit, bashkëshortja: Dedikim! Liceu i Korçës në dokumente! ‘Ne jemi drita’, fitues i çmimit Europian të Letërsisë! ‘Shit ose të shitën’, si të kesh sukses në biznes e jetë!
7 Prill, 13:14
-
‘Vetmi në Perëndim’ nga Astjano Shehaj, sot e nesër tek ‘Artet’! ‘Celebrimi i Bethovenit’, në Opera me Voshtinën, Ibrahimin dhe Paganon
2 Prill, 11:49