CICERON: Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot

Tri pjesë baleti nga Eno Peçi, Gentian Doda dhe Angelin Preljocaj do të vihen sot dhe nesër në orën 19.00 në “Opera” në kuadër të Festivalit të Dancit Bashkëkohor.

Pianistja Almira Emiri, do të jap një masterklass këtë të enjte nga ora 09.00 në orën 12.00 në Liceun Artistik në kuadër të Javës Hungareze.

Artisti Marco Veronese do të mbajë për Javën Hungareze një prezantim mbi inovacionin në art, këtë të enjte nga ora 18.30 në orën 20.00 në Galeri “Le Bazal”.

Dy instrumentistët austriak Alois Eberl dhe Anna Lang, do të mbajnë një koncert në orën 19.00 tek “Artet”, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Tunxhit.

Nga data 3 në datë 6 nëntor, në orën 19.00 në Teatrin Kombëtar do të jepen shfaqjet e fundit "Ivanov", me regji të Hervin Çulit.

Nga data 3 deri në 6 nëntor në orën 19.00 Teatri Metropol, do të kthejë në skenë 4 shfaqjet e fundit të "Mbretit Ilir", me regji të Jonida Beqos.

"La serva Padrona" me regji të Ada Gurras, do të vijojë të shfaqet në "Opera” deri në datë 5 nëntor, në orën 12.00, në kuadër të nismës Edukimi përmes Kulturës.

Në kuadër të Javës së Gjuhës Italiave në Botë,  Instituti Italian shfaq këtë të enjte në orën 10.00 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dokumentarin "Il Giovane Corsaro - Pasolini da Bologna"  të Emilio Marrese.

Qendra e Librit mban këtë të enjte në orën 18.00 një mbrëmje letrare dedikuar poetit suedez Kristoffer Leandoer.

Teatri "Skampa" vendos në skenë tri shfaqjet e fundit të  komedisë"Çifti i çuditshëm" nga data 3 ne datë 5 në orën 19.00 me regji të Aldo Hysotoçi.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar