Ciceron/ Për vogëlushët në Opera ‘Il maestro di cappella’! ‘Testamenti’ i Bungos në ArTurbina! Merita Smaja, ‘Mbretëresha e Borës’ te ‘Migjeni’!

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1 - Vogëlushë dhe familjarë mund të ndjekin këtë javë operan “Il maestro di cappella” të kompozuar nga Domenico Cimarosa në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Shfaqja vihet në skenë në bashkëpunim me Orkestrën e Forcave të Armatosura dhe nën dirigjimin e Dritan Lumshit.

2 - Teatri i Kukullave rikthen sot dhe nesër në orën 10.30 dhe 11.30  shfaqjen “Mister stetoskopi” me regji të Klaudia Hilës në sallën “Tonin Harapi” të Liceut Artistik.

3 - Me numra ekuilibri, xhonglërimi, klounada e kërcime argëtuese, Cirku Kombëtar  dhe të rinjtë e Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë shfaqin sot dhe nesër në orën 11.00  në sallën e re pranë Komunës së Parisit shfaqjen “Shakespirit”.

4 - Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Fëmijë "AniFest 2024" i drejtuar nga Artan Maku shënon sot ditën e fundit. Nga ora 9 deri në orën 19.00 do të shfaqen një sërë produksionesh për fëmijë.

5 - Drama “Dua një vend” e Andreas Flourakis dhe me regji të Ema Andreas vijon të shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në skenën e Teatrit Eksperimental me një kast të përzgjedhur aktorësh.

6 - Vijion sot dhe nesër në orën 10.30 në Teatrin Eksperimental shfaqja për fëmijë “Bëhu trim pinguin i vogël” me autore Valentina Mytevelin dhe regji e koreografi të Semela Skënderasit.

7 - Jetësohet në skenën e Teatrit Kombëtar sot e nesër në orën 19.00, “Testamenti” me autor e regjisor Leka Bungon, dhe interpretim të aktorit të njohur Viktor Zhustit.

8 - Komedia "10 vjet martesë" me autor Alil Vardar dhe regji të Andia Xhungas shfaqet sot në orën 19.00 në sallat dedikuar artit e kulturës  pranë Komunës së Parisit. Xhunga shoqërohet në skenë nga aktori Gentian Zenelaj.

9 - Sot e nesër në orën 11.00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër vendoset në skenë shfaqja “Mbretëresha e borës’ me regji të Merita Smajës dhe pjesëmarrjen e Drande Xhaj.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën