‘Ciceron’/ Vepra dhe jeta, Dhora Leka kujtohet në Muze! ‘8 aktore, 8 histori grash’ tek ‘Agimi’ premiera me histori të vërteta! Viola Ardone në Panair!

Me rastin e 100-vjetorit të saj të lindjes, mbahet sot në orën 11.00 në Muzeun Historik, një koncert me krijimet e kompozitores Dhora Leka, si dhe një dokumentar për jetën e saj.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezanton sot në orën 11.00 në Muzeun Hostorik ekspozitën “Tirana në llogore”, ku shpaloset kryeqyteti gjatë viteve ’39-’44.

Mbahet sot në orën 18.00 në Qendrën e Artit "Agimi" premiera "8 aktore, 8 histori grash" e ideuar nga Driada Dervishi. Ndër rrëfimet edhe historia e vërtetë e aktivistes Vilma Dule, shkruar nga Anisa Markarian.

Artisti Sadik Spahija është i ftuar sot në orën 10.00 në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri për të diskutuar mbi temën "Ritmi", temë globale e këtij muaji e propozuar nga Creative Mornings.

Në fund të viteve '50 artisti Mark Rothko duhet të kryejë një nga komisionet më të mëdha të artit modern, por idetë e nxënësit të tij Ken bien ndesh me të tijat, ndaj "djali duhet të përzërë atin artistik".  Premiera "E kuqe" me autor John Logan dhe regji të Altin Bashës, shfaqet sot në orën 19.00 në Teatrin Eksperimental.

Vijon të shfaqet në teatrin “Skampa” në Elbasan çdo mbrëmje në orën 18.00 deri në 19 nëntor shfaqja “Zysh e dashur” me autore Ljudmilla Razumovskajan dhe me regji të Aldi Hysotoçi dhe pjesëmarrjen e aktores Luiza Xhuvani.

Panairi i Librit vijon të presë dashamirës të librit, në takime me autorë e përkthyes. Sot në orën 18.00 në Sofanë e Librit shkrimtarja italiane Viola Ardone prezanton librin "Treni i fëmijëve".

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)