‘Ciceroni i parë Apolonisë’ rikthehet në muzeu e Fierit, drejtori i muzeut, Gjika: Busti, një pasuri për fondin muzeor

Busti i ciceronit të parë të qytetit antik të Apolonisë, Pilo Samarxhiu do te jetë tanimë pjesë e veprave të reja të ekspozuara për publikun në ambientet e Muzeut Historik në Fier.

Dhuruar prej skulptorit Gjergji Toksa, vepra anonime e titulluar ‘’Ciceroni i Apolonisë’’ ruhej prej kohësh në fondin e veprave të artistit.

Për drejtorin e Muzeut Historik, Ilirjan Gjika vlerësoi figurën e  Pilo Samarxhiut si kyçe  për kontributin e jashtëzakonshëm në histori e gërmimeve arkeologjike.

'Një gjest për t’u vlerësuar, i skulptorit Gjergj Toska i cili dhuroi bustin e ciceronit të parë të Apolonisë. Pilo Samarxhiu, ka qenë vitet 1933-1938, kryepunëtor i Misionit Arkeologjik Francez në Apoloni. Gjatë Luftës së dytë Botërore, kontributi i tij se të gjithë statujat, gërmimet antike të trasheve, llogoreve i mori i ruajti për t’i dorëzuar më pas dhe sot ato janë të ekspozuara në Muzeun Arkeologjik të Apolonisë dhe Muzeun Kombëtar.'- tha Ilirjan Gjika, Drejtuesi i Muzeut Historik.

Pilo Samarxhiu, lindi në vitin 1889 në fshatin Pojan të Fierit që pjesën  më të madhe të jetës së tij ja kushtoi gërmimeve arkeologjike në parkun e qytet antik  ku dhe do të angazhohej duke punuar pranë ekspeditave arkeologjike shqiptare.

Në vitin 1958, kohë kur u hap Muzeu Arkeologjik i Apolonisë, Pilo Samarxhiu, nisi punën si ciceroni i parë i tij, ku punoi deri në vitin 1971 kohë kjo  kur vdekja e ndërpreu nga puna në moshën 88 vjeçare.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral