Çiftelia që jehon mes maleve,Fushë-
Arrëzi vendi që nuk harron traditën

Çiftelia që jehon mes maleve,Fushë-<br />Arrëzi vendi që nuk harron traditën
Për të 14-in vit radhazi qyteti i Fushë-Arrëzi priti instrumentistë të vegjël nga të gjitha trevat shqiptare.
 
I njohur për natyrën e bukur dhe dashurinë e të vegjëlve për çiftelinë e vallet, Fushë-Arrëzi sjell në kujtesë rëndësinë e muzikës popullore te brezat e rinj.
 
Në qytetin e vogël verior, të rrethuar nga malet për 3 ditë radhazi jehuan tingujt e vallet e përcjellësve më të denjë të trashëgimisë kombëtare.
 
Fëmijë nga të gjitha trevat shqipfolëse morën pjesë në festivalin “Instrumentistët e Vegjël Popullor”, tashmë traditë që prej vitit 2004.
 
Gara me pjesëmarrës nga 28 qytete Shqipërisë dhe trevave shqiptare u mbajt në datat  19, 20 dhe 21 Maj.
 
Juria e drejtuar nga Zhani Ciko vlerësoi me çmimin e parë për grupin e Drenasit, çmimi i dytë shkoi në qytetin e Sarandës dhe çmimi i tretë për Lipjanin. Gjithashtu u akorduan dhe një sërë çmimesh të tjera dhe certifikata mirënjohje.
 
Çmimi i traditës shkoi për Fushë-Arrëzin, që do të vijojë sërish të jetë "foleja" që do mbledhë "zogjtë" që jenë ruajtësit më të mirë e të denjë të traditës që s'duhet humbur.

	fushe arrez

	fushe arrez

	fushe arrez
  (Fotografitë janë realizuar nga Ndrek Tusha)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar