DASHI
Sot do fillojë një fazë e re në jetën tuaj në çift. Do jeni më të hapur të bëni ndryshime dhe të eksperimentoni pa ju dridhur dora aspak. Beqarët do e kenë shumë të vështirë të ndryshojnë mënyrën e të jetuarit dhe do i refuzojnë çdo ftesë që do iu bëhet. Në planin financiar keni për të qenë me shumë fat, por edhe puna mënyra juaj e organizimit dhe sjellja do ju ndihmojnë të ruani një gjendje të mirë.
DEMI
Nëse jeni në një lidhje do gjendeni në situata shumë të vështira sot dhe asgjë nuk ka për t'iu ecur si e keni menduar. Plutoni do nxitë debate të forta. Beqarët duhet të jenë të arsyeshëm sepse po gabuan sot e gjithë jeta e tyre do jetë vuajtje. Në planin financiar vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme. Nëse nuk e pranonin ndihmën e të afërmve keni për të shkuar keq e më keq.
BINJAKET
Sot gjithçka do ecë më së miri për ju që keni në një lidhje. Do i keni idetë më të qarta dhe do dini si të veproni që marrëdhënia mes jush ka për të pasur përmirësime. Beqarët sado që të mundohen nuk do ja dalin dot të takojnë partnerin e tyre ideal. Financat nuk do jenë fantastike, por mjaftueshëm të mira sa për të kryer investimet e planifikuara prej kohësh.
GAFORRJA
Sot të gjithë ata që janë në një lidhje do mundohen vetëm t’ia kalojnë mirë me atë që kane në krah, pa menduar për pasojat apo të ardhmen. Beqarët nga ana tjetër do e shtojnë me shumë listën e personave që do joshin. Zgjidhni të duhurin sepse do i keni të gjitha mundësitë. Financat nuk do jenë aspak të mira, por papritur dikush do iu ofrojë ndihmën e tij të vyer.
LUANI
Nëse lidhja juaj është e qëndrueshme, dita e sotme do jetë e mbushur me ngrohtësi dhe sensualitet. Ata që kanë pasur probleme, mund të fillojnë edhe aventura të reja, pasojat e të cilave do jenë të rënda. Nën ndikimin e të gjithë yjeve, beqarët do bien në dashuri. Sharmit të tyre nuk do iu bëjë ballë askush. Financat do jenë të qëndrueshme, por mos merrni asnjë vendim me rëndësi.
VIRGJERESHA
Dashuria për çiftet nuk do shkojë shumë mirë. Do qëndroni pak larg njëri tjetrit sot, por në fund të ditës do kuptoni se nuk mund të bëni dot pa të. Edhe për beqarët dita do jetë pak delikate. Fillimisht do entuziazmoheni, por më vonë do e kuptoni se jeni gabuar për atë që pëlqenit. Financat do jene shume te mira, gjithsesi mire është të tregoheni pak të matur me shpenzimet e tepruara.
PESHORJA
Dashuria do jete ne qendër të vëmendjes sot. Do bashkëpunoni me partnerin dhe do e bëni jetën tuaj më të lumtur. Kujdes vetëm nga skenat e xhelozisë të cilat mund të prishin gjithçka. Beqaret do kenë një takim të rëndësishëm. Mos u bëni impulsive dhe kontrollojini emocionet. Me financat mos kërkoni të bëheni menjëherë të pasur. Hidhini hapat dalëngadalë dhe do ia arrini.
AKREPI
Sa më të mençur të tregoheni në dashuri aq më e fortë do behet lidhja juaj. Më në fund do arrini lumturinë në çift. Edhe ata qe kane pasur probleme do zgjidhin çdo gjë. Beqarët do ndjejnë zemrën t’iu rrahë shumë fort. Ky takim do jetë ndër më të bukurit që keni pasur deri më sot. Mund të bëni edhe transaksione financiare sepse buxheti do jetë mjaft i stabilizuar.
SHIGJETARI
Dëshira për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme në çift do iu bëjë të merrni parasysh edhe dëshirat e partnerit tuaj. Megjithëse duhet ta kishit bërë më parë këtë, përsëri nuk është vonë. Beqarët do kenë edhe takime, por ata ëndërrojnë shumë më lart. Do jeni përsëri të mërzitur. Financat do jenë në përgjithësi të mira, por nëse do bëni shpenzime mendohuni mirë sa do prishni.
BRICJAPI
Do jeni shumë më të hapur me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe do e forconi akoma më shumë bashkëpunimin. Do jeni shume më të qartë edhe për hapat që keni hedhur. Beqarët do kenë një takim shumë të papritur, por qe do mund t'ua ndryshoje jetën njëherë e përgjithmonë. Sektori i financave nuk do ketë probleme, megjithatë dëgjojini këshillat e të afërmve.
UJORI
Ditë shumë romantike ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Pranë atij që dashuroni do ndiheni vërtet si në parajsë dhe nuk do doni të shkëputeni asnjë çast. Beqarët do jene në qendër të vëmendjes dhe mundësitë për njohje kanë për të qenë të mrekullueshme. Buxheti ka për të pasur përmirësime të jashtëzakonshme dhe do arrini të kryeni çdo investim.
PESHQIT
Saturni do ua bëjë jetën tuaj në çift të këndshme sot. Do i harroni njëherë e mirë problemet e së shkuarës dhe do e merrni me pozitivizëm të ardhmen. Beqarët do fillojnë një romancë shumë të bukur, e cila do ua ngrejë zemrën peshë. Sektori i financave nuk do ketë asnjë lloj problemi, megjithatë mirë është që të bëni llogari para se të shpenzoni.