Çiftet të kenë kujdes! Beqarët i pret një ditë interesante...horoskopi për sot

Çiftet të kenë kujdes! Beqarët i pret një ditë interesante...horoskopi për sot

Foto ilustruese

DASHI 21. mars - 20. prill

Në dashuri nuk përjashtohet mundësia që ata që kanë qenë të dyjëzuar mes dy historive, të gjejnë rrugën e zgjidhjes. Ndërsa në punë, yjet janë mjaft pozitive dhe i gjithë muaji do të jetë i shoqëruar me mundësi të shumta.

DEMI 21. prill - 21. maj

Kjo fundjavë është e domosdoshme për ti dhënë fund një zënke. Në sferën profesionale, brenda pak javësh do të keni mundësi që të realizoni një marrëveshje apo kontratë.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Shumë nga të lindurit e kësaj shenje, kanë përjetuar një moment të madh lodhjeje, por për çiftet në krizë ka ardhur momenti i përmirësimit. Në punë, ndikimi i kundërt i Hënës krijon disa probleme të vogla të cilat kërkojnë zgjidhje.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Përfitoni nga kjo ditë nëse duhet të sqaroni diçka, ose nëse është dikush që ju intereson. Në punë do të ndjeni nevojën për të rregulluar diçka, tek e cila keni investuar.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Kjo e enjte paraqitet mjaft pozitive! Dikush do mundohet që t’iu vendosë në provë, por një testim i tillë do ju duket si lojë dhe do e kaloni lehtësisht. Në punë keqkuptimet janë lënë pas, dhe nëse dikush tentoi që t’iu prishë punë, nuk ia doli.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Në dashuri jeni ende nën presion dhe duhet të bëni kujdes ndaj debateve edhe në punë. Mund të hasni në vështirësi, ndaj bëni mirë që ti masni fjalët.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Në dashuri duhet kujdes gjatë kësaj dite, ndaj shmangini konfliktet, sidomos nëse keni një histori të qëndrueshme. Në punë, me shumë mundësi mund të ketë probleme dhe diskutime.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Kjo ditë është mjaft e favorshme për sqarime, ndaj mos e nënvlerësoni një takim. Në punë, nëse duhet të bëni një propozim, ka ardhur momenti për të vepruar.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Mos i shkarkoni në raportin në çift, polemikat dhe pakënaqësitë që vijnë së jashtmi. Në punë ndryshimet kërkojnë më shumë vëmendje.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Të lindurit e kësaj shenje kur janë të qetë në punë, e duan partnerin/en, që të jetë më i pranishëm. Sa i takon punës, në momentet e fundit mund të dështojë një marrëveshje. Muaji shtator parashikon një zgjedhje mjaft me rëndësi.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Në dashuri do të keni mundësi që të diskutoni lidhur me ndonjë të papritur. Ndërsa në sferën profesionale do të jeni mjaft produktiv. Kujdes duhet treguar vetëm nëse keni të bëni me të lindurit e shenjës së luanit.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Ju pret një ditë interesante, sidomos sa i takon takimeve të reja. Në sferën profesionale, brenda pak kohësh do të përballeni me një mundësi shumë të mirë. Duke nisur nga ky muaj do të nisin marrëveshje dhe kontrata me rëndësi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës