Lajmi është konfirmuar për revistën Class nga Albi dhe Klaudia, të cilët kanë theksuar se gjithçka mes tyre është mbyllur me mirëkuptim dhe se tanimë do të vijojnë me projektet personale në drejtime të ndryshme.
Ndërkohë, Klaudia po jeton aktualisht në Itali, ku ka spikatur si një prej balerinave më të mira të baletit modern. Njëkohësisht, ajo ka hapur edhe një shkollë baleti me emrin e saj, por është e përfshirë edhe në projekte të reja televizive.
Pavarësisht këtij vendimi, çifti ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin. Sipas burimeve të afërta pranë tyre, çdo gjë është vendosur me mirëkuptim të plotë dhe ata gjithmonë do të jenë mbështetës në karrierën personale të secilit./ revistaclass.al
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com