Danieli dhe Fotinia janë një nga çiftet më të përfolura të Big Brother. Ata u martuan brenda shtepisë së Big Brother dhe e vazhduan jashtë lidhjen e tyre. Kohët e fundit u aludua që ata ishin ndarë për shkak se kishin fshirë dhe faqen e Instagram që e kishin të përbashkët.
Por ata në një intervistë kanë deklaruar se arsyeja se pse e kishin mbyllur ‘Instagramin’ ishte se preferonin të ishin për pak kohë larg mediave dhe rrjeteve sociale. Dyshja kanë rikthyer faqen e tyre në instagram duke lumturuar kështu fansat e tyre.
Komento