Ndërkohë Ermali në një prononcim të shkurtër tha se ndjesia që të dy përjetojnë me Amin është e çuditshme. “Çohesh natën dhe nuk e di nëse je i lumtur apo i lodhur”, por nuk ka dashur të na zbulojë detaje të tjera për momentin. Ama kemi marrë vesh që Ermali ka asistuar në lindjen e Joleit dhe ia ka dalë mbanë për bukuri; nuk i ka rënë të fikët.
Ndërsa Amit në këtë periudhë si nënë e re, prindërit e saj dhe ata të Ermalit janë ndihma më e madhe. Çifit po e përjeton më së miri këtë kohë të lumtur në jetën e tyre. Joeli ka plotësuar pritshmëritë e çiftit për familjen e madhe e të plotësuar që ata dëshirojnë.
Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)