Çifti i të dashuruarve seks brenda në makinë, dy persona me armë i zbresin e i grabisin mjetin 'Fiat'

Çifti i të dashuruarve seks brenda në makinë, dy persona me armë i zbresin e i grabisin mjetin 'Fiat'

Foto ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në mbrëmje në Tiranë, pasi dy persona ende të paidentifikuar nga policia e Tiranës kanë grabitur me armë një çift të dashuruarish, teksa ata ishin duke kryer marrëdhënie seksuale brenda në makinë. Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e “Caza Italia” në kryeqytet, ku sipas policisë dy persona të armatosur i kanë marrë pa dëshirën e tij dhe me dhunë, makinën një personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga policia. Pronari i automjetit me profesion inxhinier ka qenë në pozitë të vështirë kur është sulmuar nga dy personat e armatosur, pasi ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij, kjo e fundit një grua e martuar. Rasti në fjalë po administrohet dhe hetohet nga oficerët e komisariatit nr.3 në Tiranë, të cilët thanë për “Shqiptarja.com” se automjeti tip “Fiat” është marrë me forcë dhe kundrejt kanosjes së armës. Burri është munduar të rezistojë por dy personat e armatosur i kanë pohuar se i kishin bërë video dhe do ja tregonin burrit të së dashurës së tij, lidhjen jashtë martesore.

 Çifti i të dashuruarve ka zbritur nga makina dhe mandej kanë hipur dy autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi. Ata janë larguar në drejtim të Elbasanit, ku në këtë qytet është tentuar të ndalohet nga një postbllok policie, por dy autorët nuk janë bindur urdhrit të policisë për të qëndruar, duke u larguar me shpejtësi në mesin e errësirës. Një patrullë policie i është vënë në ndjekje, por nuk ka mundur të lokalizojë vendodhjen e automjetit tip “Fiat”.

Vjedhja e makinës është denoncuar në polici nga pronari i mjetit, duke treguar dhe rrethanat se si kishte ndodhur ngjarja. Tashmë policia e Tiranës dhe ajo e Elbasanit janë duke bashkëpunuar për identifikimin dhe arrestimin e dy personave që arritën të grabisnin makinën, ku ishin duke kryer marrëdhënie seksuale çifti i të dashuruarve tek zona e “Caza Italia” në Tiranë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ver Llapa: 01/05/2020 11:50

    Po i kishe fut llapen mo inchinjer

    Përgjigju
  • Kurvari: 26/09/2019 09:08

    Shyqyr paskam shpëtuar un se gjithmonë në makinë kam qir..

    Përgjigju
  • Agjenti: 25/09/2019 17:35

    Kta duhet arrestuar vet per veprime te turpshme ne ambiente publike. 100m me poshte eshte hoteli o kafshe qe beni seks ne rruge si qen.

    Përgjigju
  • Likja!: 25/09/2019 16:33

    Gjenof edhe ne raste tilla hajduteria shqiptare ste lenka rahat.Ata duhen kapur dhe tredhur per .ko.....,,.Idjotizmi shqiptare eshte i pafund.Zoti na rujte nga hajvanollog te pashkolle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren