HIMARË- Dy turistë spanjollë janë shpëtuar nga policia pasi kishin humbur për rreth tre orë në Kanionin e Gjipesë.
Sipas policisë dy turistët të moshës 34-vjeç dhe 26-vjeç, kanë humbur rrugën rreth orës 18:20 teksa ishin duke eksploruar territorin e Kanionit të Gjipesë në Himarë. Errësimi i shpejtë ka bërë që ata të mos mund ta gjejnë më daljen nga kanioni dhe është dashur ndërhyrja e policisë për ti shpëtuar.
Për shpëtimin e çiftit spanjoll janë angazhuar policia e himarës dhe ajo kufitare të cilët kanë kërkuar në rrugë tokësore dhe me anë të mjeteve lundruese. Pas 3 orë kërkimesh intensive shërbimet e policisë i kanë gjetur në pjesën veriore të këtij kanioni, në kufi me fshatin Vuno.
Dy turistët 34 vjeç dhe 26 vjeçe janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. Policia më pas ka shoqëruar turistët drejt automjetit të tyre që e kishin lënë në rrugën nacionale Vlorë - Himarë.
Ndërkohë Policia e Shtetit falënderon shërbimet e kërkimit, si dhe ambasadën spanjolle, e cila ka asistuar në operacionin e kërkimit.
More shikoni se mos kokdhjemet vlonjate kanë sabotuar
PërgjigjuKeta turistet ja moren dores kesaj pune dalin per qef humbasin rrugen e kerkojn policin pastaj .. po pse policia ngen e ketyre paska , nuk ka pune tjeter ?
Përgjigju