Çifti Nano feston 10 vjet martesë
të ftuar ambasadorë e deputetë

Çifti Nano feston 10 vjet martesë <br />të ftuar ambasadorë e deputetë
TIRANE - Fatos dhe Xhoana Nano festuan mbrëmjen e të premtes dekadën e parë të lidhjes së tyre në martesë. Çifti i mirënjohur i politikës dhe jetës mondane të Tiranës së pas viteve '90, mblodhi në bar-restorantin "Pulëbardha", pranë stadiumit "Dinamo' në Tiranë, dhjetëra miq, të afërm, njerëz të ngushtë të familjes, në një ceremoni që nisi rreth orës 19.00 dhe që zgjati deri në orët e vona të natës. Rrethi i të ftuarve përfshinte deputetë, politikanë, ish-zyrtarë të qeverisë socialiste, por edhe ambasadorë të pranishëm në Tiranë. Për të ftuarit e shumtë në festën e organizuar, menyja kryesore ishte me bazë peshku, ndërsa pija kryesore vera.

Sipas pjesëmarrësve në festën e çiftit, përveç urimeve dhe bisedave të rastit, është shfaqur edhe një film për ceremoninë e martesës së ish-kryeministrit Fatos Nano dhe biznesmenes Xhoana Nano, të njohur që në fillim të vitit 2000, për t'u lidhur në martesë dy vite më pas. Një prej të pranishmëve në ceremoni tha se filmimi u dha i plotë dhe i pacensuruar, duke treguar atë ceremoni madhështore me mbi 300 të ftuar ku ishin të pranishëm shumë prej figurave që sot janë aktorët kryesorë politikë, por shumë që kanë dalë në "pension", pas largimit të Nanos nga politika aktive.
Restoranti "Pulëbardha", i hapur prej gati dy vitesh, është njëri prej më të njohurve tashmë në Tiranë, i hapur në krah të zyrave të agjencisë së transportit të udhëtarëve me autobusë Shqipëri-Greqi, "Joy Travel", në stadiumin "Dinamo".

MARTESA
Fatos Nano, 60 vjeç dhe bashkëshortja, Xhoana,39 vjeçe u lidhën në martesë një dekadë më parë, pikërisht në 9 nëntor 2002.
Nano ishte divorcuar nga ish-bashkëshortja e tij, Rexhina në 2001, pas një martese që zgjati 27 vjet dhe fryt i saj qenë dy fëmijë, tashmë në moshë madhore.
Kryeministri, atëherë 50 vjeç, u martua sërish, me një ceremoni në Kishën Ortodokse të Tiranës me Xhoanën, atëherë 29-vjeçare.
Festimet nisën të shtunën e 8 nëntorit 2002, me një mbrëmje në një PUB në periferi të kryeqytetit, ku ishin të ftuar 300 dasmorë, mes të cilëve 140 deputetë, njerëz të biznesit, mediave dhe artit. Pas lidhjes në martesë në prani edhe të kryepeshkopit Janullatos, ish-Kryeministri dhe bashkëshortja u drejtuan për në Golem, në një kompleks turistik të Malit të Robit. Aty ishin të pranishëm familjarët e dy bashkëshortëve dhe miq shumë të afërt të çiftit, rreth 50.

Martesa e tyre dhe divorci i ish-kryeministrit ishin një ngjarje që lanë shenjë në sjelljen politike të vendit. Duke sfiduar një mentalitet të sëmurë, ish-kryeministri Nano deklaroi publikisht lidhjen e tij me gruan shumë vite më të re në moshë, divorcin dhe nisjen e një jete të re.

Në një intervistë televizive, pak kohë para ceremonisë së martesës, Xhoana Nano, asokohe 10 vite më e re kishte deklaruar me Fatos Nanon do të bënte më shumë se një fëmijë dhe se mosha nuk përbënte asnjë problem mes tyre. Por ende pas dhjetë viteve, çifti ende nuk ka një fëmijë, përveç 19-vjeçarit Klajd nano, djalit të Xhoanës nga martesa e parë.

Shkrimi u botua në nurmin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament