Këngëtari Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner i dhanë fund beqarisë në një kishë në Las Vegas në fillim të këtij muaji.
Menjëherë pas përfundimit të Billboard Music Awards, ata mblodhën miqtë që kishin aty dhe organizuan një mini dasmë sekrete.
Joe dhe Sophie nuk vunë në dijeni as prindërit e tyre për dasmën. Joe e ka cilësuar këtë si një prej ditëve më të rëndësishme gjatë një interviste në radio.
Joe dhe Sophie pritet të organizojnë një ceremoni gjigante, sipas traditave, në Francë gjatë verës.
Komento