Cigaret janë radioaktive
dhe industria e mbajti të fshehu

Cigaret janë radioaktive <br />dhe industria e mbajti të fshehu
Pak e dinë se midis rreth 4000 substancave të thithura me tymin e duhanit, në të paktën 50 prej tyre që janë toksike dhe kancerogjene, ka edhe radioaktive. Por më i rëndë është fakti, i denoncuar nga studiuesit e universitetit të Los Angeles, që industria e duhanit ka qenë në dijeni të problemit prej kohësh dhe e ka mbajtur të fshehur.

Studimi - hetimi

Dicka, mbi përmbajtjen radioaktive të cigareve, ishte bërë publike dhe më par, por bëhej fjalë vetëm për majën e ajsbergut. “Që prej viteve 50 industria e duhanit kishte mbledhur informacione në arkivat e saj, të pranisë së këtyre substancave dhe sa të dëmshme ishin për shëndetin. Industria kishte arritur të llogariste rrezikun afat gjatë, për cdo 1000 duhanpirës të rregullt cdo vit vdesin 120 persona më tepër nga tumori i mushkërive, prej efektit të lëndës radioaktive.” tha Hrayr Karagueuzian, drejtuesi i studimit. “Por vetëm në vitin 1998 rezultoi në mënyrë të qartë se informacionet e lëshuara nga industria e duhanit kanë qenë të rreme dhe jo komplete, vetëm verifikimet tona të mëtejshme konfirmuan përmasat e vërteta të rrezikut,” thotë eksperti.

Poloniumi

Quhet poloniumi 210, elementi radioaktiv që gjendet në gjethet e duhanit. Ai është një i njohur i vjetër i fizikanëve; ka qenë Marie Sklodowska Curie, dy herë cmimi nobël për fizikën dhe kiminë, që falë studimeve të saj mbi radioaktivitetin zbuloi substancën famëkeqe. Poloniumi u arrit të izolohej në vitin 1902 nga Pierre dhe Marie Curie, ai bënë pjesë në zinxhirin e shkatërrimit të uranit dhe lëshon grimca alfa. “Kush studion mjekësi e di shumë mirë se grimcat alfa kanë një aftësi të ulët në penetrimin e lëndës dhe për këtë arsye përdoren për disa radioterapi lokale në luftën ndaj tumoreve (duke dëmtuar qelizat tumorale ku depozitohen). Por problemi është në depozitimin e këtyre grimcave në mushkëri, në qelizat e shëndetshme. Grimcave u duhen katër muaj të përgjysmojnë aktivitetin e tyre, një kohë shumë e shkurtër për fizikanët që arsyetojnë në harqe kohore dhjetra vjecare, por në kohë shumë e gjatë e parë nga pikëpamja e mjekësisë.

Zgjidhja ekziston

Autorët e studimit bëhen më kritik ndaj industrisë duke ditur se që në vitin 1980 ekziston një teknik në trajtimin e duhanit, që është në gjendje të eleminojë poloniumin dhe ti bëjë cigaret të padëmshme, të paktën për sa i përket rrezatimit radioaktiv. Por teknika nuk është aplikuar kurrë nga ana e industrisë, sepse paralelisht teknika modifikon kimikisht nikotinën dhe e ulë thithjen e saj në nivel cerebral, gjë që ulë dipendencën ndaj duhanit. Kjo gjë nuk i pëlqen industrisë së duhanit, në të kundërt gjatë viteve 70 ato kanë investuar në një studim për të gjetur formën kimike të nikotinës që do të lejonte rritjen e dipendencës.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin