Të paktën 7 viktima dhe 20 të plagosur është bilanci i personave që janë qëlluar me armë zjarri në një periudhë 48-orëshe në Çikago gjatë fundjavës Krishtlindjeve.

Rritja e dhunës është e nxitur pjesërisht nga bandat, mosmarrëveshjet e të cilëve variojnë nga luftërat në lagje.

Konfliktet shpesh përshkallëzohen me të shtëna armësh.

Përdorimi i armëve të zjarrit është një problem serioz në Çikago ku vetëm për vitin 2016, janë regjistruar 745 vrasje, 56% më shumë krahasuar me vitin e kaluar,  shkruajnë mediat amerikane

Kjo ishte hera e parë në gati 2 dekada që numri i vrasjeve në qytet kalojnë numrin 700.

Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën nga armët e zjarrit për vitin 2016 është 4,252, një numër shumë më i lartë krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2015 me 2,884 persona. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)