Cikalleshi gola e spektakël në Turqi
Besart Berisha tjetër gol në Australi

Cikalleshi gola e spektakël në Turqi<br />Besart Berisha tjetër gol në Australi
Pas paraqitjes mjaft të mirë në Kupën e Turqisë e ka pasur radhën kampionati për shpërthimin e sulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi, i cili ka rezultuar dy gola për ekipin e tij në barazimin 3-3 përballë Bursaspor.
 
Njëri nga dy golat e shënuar nga kavajasi ishte mjaft i bukur duke marrë mjaft klikime në rrjetet sociale dhe vlerësime.
 
Kur ndeshja ishte 2-0, Cikalleshi në minutën e 50 fillisht ngushtoi shifrat pas një krosimi nga e djathta, ndërsa  goli i dytë u shënua kur ndeshja ishte 3-2 dhe barazimi i rezultatit i dha një pikë me vlerë ekipit të Basaksehir që ngjitet në vendin e tretë me 34 pikë.
 
 
Ndërkohë që Besart Berisha vazhdon që të shkëlqejë në kampionatin australian të futbollit, teksa ka shënuar golin e 14 në 18 ndeshje që ka zhvilluar me Melbourne Victory.
 
Berisha shënoi në barazimin 1-1 kundër Western Sydney Wanderers FC. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës