Cikalleshi “pasha” në Turqi, UEFA
​pajis me bileta shqiptarët për 2016

Cikalleshi “pasha” në Turqi, UEFA<br />​pajis me bileta shqiptarët për 2016
Sulmuesi kavajas është shpallur lojtari që ka shënuar golin më të bukur të javës në kampionatin turk të futbollit. Shqiptari në fundjavë në ndeshjen Bursaspor-Istanbul Başakşehir 3-3 shënoi dy gola, njëri më i bukur se tjetri.

Sokol Cikalleshi në votimin dhe vlerësimin për golin më të bukur të javës ka lënë pas emra të mëdhenj si gjermani Gomez dhe Eto’o. Sulmuesi kuqezi ka 4 gola në kampionatin turk, ndërsa  paraqitjen më të mirë e ka në Kupën e Turqisë.

Biletat për Euro 2016
Pas mbylljes për aplikimet, UEFA ka njoftuar të gjithë shqiptarët që plotësuan formularin për një biletë për Europian. Për ata që kanë qenë me shumë fat përgjigja e UEFA-s ka qenë “Aplikimi Juan ishte i suksesshëm”.

Përgjigja e UEFA-s ka ardhur nëpërmjet e-mail që cdo tifoz ka paraqitur në momentin e aplikimit të formularit. UEFA ka informuar tifozët dhe për kostot e biletave.

Në dispozicion për 3 ndeshjet në grup të kuqezinjve kanë qenë 26,806 bileta të 4 kategorive të ndryshme, që variojnë në çmime nga 25 deri në 145 euro (respektivisht 25 më e lira, 55 euro, 105 euro dhe 145 më e shtrenjta) për secilën ndeshje, ndërsa kërkesat kanë qenë mbi 57 mijë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës