Cilët janë muxhahedinët? Opozitarët
iranianë që kundërshtojnë regjimin 

Cilët janë muxhahedinët? Opozitarët<br />iranianë që kundërshtojnë regjimin 
Muxhahedinët iranianë (MEK), janë një lëvizje opozitare e krijuar më 5 Shtator 1965 nga studentë universitarë në Teheran për të rrëzuar me forcë regjimin e Shahut dhe më tej për të luftuar kundër regjimit islamik i cili erdhi në pushtet nga revolucioni i dhunshëm dhe i vrasjeve në vitin 1979.

Pas rrëzimit të Shahut në Iran u instalua regjimi fundamentalist i Ajatollah Komenit i cili nisi menjëherë persekutimin e "MPI-së" duke burgosur shumë prej udhëheqësve dhe duke përdorur edhe Hesbollahët të cilët sulmonin vendtakimet dhe libraritë e "Muxhahedinëve". Këto sulme e çuan udhëheqësinë e mbetur të "MPI-së" në ekzil në Francë, ku ndodhen ende edhe sot. Në vitin 1975 organizata pati një ndarje ideologjike që çoi në përfundimin se Marksizmi, jo Islami ishte filozofia e vërtetë e "Muxhahedinëve të Popullit Iranian".

Në vitin 2001 Muxhahedinët deklaruan se heqin dorë nga çdo formë dhune dhe se do ta vijojnë përpjekjen për rrëzimin e regjimit aktual në Iran përmes mjeteve paqësore. Ndërsa liderët vijojnë të qëndrojnë në Paris, 3200 anëtarët e tjerë të grupit strehohen në Irak, aktualisht në ish kampin amerikan "Camp Liberty".

Në vitin 2009, Këshilli i Europës i nxorri "Muxhaedinët e Popullit Iranian" nga lista e organizatave terroriste ku i kishin klasifikuar më parë. Që në 2012 edhe SHBA dhe Kanadaja i kanë nxjerrë "Muxhahedinët" nga kjo listë duke i konsideruar një organizatë që lufton me mjete të ligjshme politike për ndërrimin e regjimit në Iran. Në vitin 2002, ishte "MPI" që bëri me dije ekzistencën e programit nuklear të Iranit, gjë që rezultoi e vërtetë.

"MPI-ja" mund të ketë patur deri në 7000 guerrilas të armatosur në Irak (Iraku i Sadamit i strehonte) para luftës së vitit 2003, por një anëtarësi prej 3000 deri në 5000 vetë konsiderohet më me gjasa. Në vitin 2005, 'Council on Foreign Relations" besonte se grupi kishte rreth 10.000 anëtarë, vetëm 1/3 e të cilëve ishin të armatosur.

Ndërsa një artikull i vitit 2003 në gazetën "The Neë York Times" shkruante se MPI-ja përbëhej nga 5000 luftëtarë të vendosur në Irak, shumica e të cilëve ishin gra. Një artikull i vitit 2013 në "Foreign Policiy" shpall se grupi ka tanimë 2900 anëtarë të vendosur në Irak.

Muxhahedinët e parë erdhën në Shqipëri në vitin 2013-ë, pas një marrëveshje të qeverisë të atëhershme (PD), që bëri të mundur strehimin e 210 përfaqësuesve të opozitës iraniane. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie