Për çfarë ëmbëlsire 'vdes' mbretëresha Elizabet, mund ta përgatisni për 5 min

Për çfarë ëmbëlsire 'vdes' mbretëresha Elizabet, mund ta përgatisni për 5 min

Mbretëresha Elizabet dhe torta

Familja mbretërore njihet për luksin në të cilin jetojnë, por për mbretëreshën Elizabet II ushqimi i saj i preferuar është një tortë shumë e thjeshtë.

Ëmbëlsira e preferuar e saj  është një  tortë që mund ta përgatisim edhe në shtëpinë tonë.

 Ish-shefi i saj i kuzhinës,  i cili ka gatuar posaçerisht për të për plot 15 vite, thotë se mbretëresha e Britanisë është e dhënë pas ëmbëlsirave, por vendin e parë e mban kjo tortë me çokollatë dhe biskota. Kjo ishte gjithashtu torta që  princ William dhe Kate Middleton kërkuan në dasmën e tyre.

Torta e preferuar e mbretëreshës

Ajo e shijon kaq shumë, sa mund ta hajë të gjithën vetëm vetë. Çdo ditë, mbretëresha pret një copëz të vogël derisa mbarohet e gjitha. Çfarë ka kaq të veçantë? Zbulojeni tek receta më poshtë!

Përbërësit:

Çokollatë e zezë

Sheqer pluhur

Gjalp pa kripë

1 vezë

Biskota çaji

Gjys lugë çaji me gjalp për të lyer tavën

Çokollatë (për veshjen e tortës dhe dekor)

Përgatitja:

Spërkatni me gjalp tavën ku do të përgatisni tortën dhe në bazën e saj vendosni një letër kuzhine.

Copëtojini biskotat me duar dhe hapini në tavë.

Hidhni gjalpin dhe sheqerin në një pjatë dhe trazojini derisa të përzihen mirë me njëri tjetrin.

Shkrini çokollatën dhe pastaj shtojini asaj gjalpin dhe sheqerin.

Rrihni këtë miks duke hedhur vezën.

Lyeni biskotat derisa ta shihni që janë mbuluar të gjithë nga çokollata.

Vendosni këtë që përgatitët në tavë.

Lini tortën të ftohet për të paktën 3 orë.

Pjesën tjetër të çokollatës së shkrirë hidheni sipër kekut dhe zbuteni me një thikë formën e saj.

Lëreni në temperaturë ambienti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 17/09/2019 16:36

    Faleminderit per receten? Pres te me vije per dreke! Sa mire qe sigurova si bohet embelsira,tani e kam mete lehte se nuk disha ç'far embelsiret ti qisja faleminderit per lajmin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë