Kreu i PD-së, Sali Berisha ishte i pari që mori fjalën në seancën plenare, e para që u mbajt pas zgjedhjeve të 11 majit. Por teksa Berisha po theksonte pretendimet dhe akuzat e tij të këtyre ditëve për vjedhje dhe manipulim zgjedhjesh, kryetarja e Kuvendit e ndërpreu duke i thënë se koha e tij mbaroi. 

Por teksa Berisha ia kthen 'cila kohë', Spiropali i përgjigjet me ironi: 'Koha juaj ka perënduar'. 

Pjesë nga diskutimi: 

Spiropali: Koha mbaroi.

Berisha: Cila kohë?

Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar!