Cilat janë platformat e Bashës dhe Olldashit?
Deri tani askush prej tyre nuk ka paraqitur një platformë reale për transformimin e Partisë Demokratike. Të dy kanë vijuar rrugën e lënë nga Sali Berisha, kryetari I dorëhequr pas humbjes së zgjedhjeve në 23 qershor. Në fjalimet e tyre të para me elektoratin e djathtë, Olldashi dhe Basha, gati e kanë shkarkuar nga përgjegjësia Berishën për humbjen e zgjedhjeve.
Çfarë premtojnë dy rivalët për kryetar?
Si Olldashi ashtu edhe Basha u kanë premtuar anëtarëve të Partisë Demokratike rrëzimin e Edi Ramës, pavarësisht se ky ende nuk ka marrë akoma detyrën si kryeministër! Ata kanë përmendur si betejën e parë për fitore me Ramën zgjedhjet e 2015 për pushtetin vendor. Në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, Olldashi ka humbur përballë Ramës, ndërsa Basha ka fituar në kohën që LSI ishte në aleancë me PD.
Kush ka më shumë shanse për fitore?
Fillimi i fushatës u mor me dyshim nga opinioni pasi mendohej se Basha për shkak edhe të mbështetjes së madhe të marrë nga Berisha do ta kishte të sigurtë fitoren. Por ditët e fundit dhe puna e bërë nga Olldashi si dhe nga anëtarë të tjerë të kryesisë dhe deputetë të PD të pakënaqur me Berishën, i kanë vënë një pikëpyetje garës. Deri tani selia blu vazhdon të qëndrojë hermetike dhe të mos nxjerrë asnjë sondazh për këtë garë

LAJMET MË TË VLERËSUARA