Cilat kanë qenë incidentet e para të kësaj fushatë zgjedhore?
Incidentet kanë lindur që me grisjen e flamujve të partive politike në vend, dhunimin e zyrave elektorale të tyre si dhe me arrestime të militanëve apo dhe vetë të afërmëve të kandidatëve për deputet. Ka patuar raste edhe të djegies së banesave të tyre apo dhe kërcënimeve.

Çfarë parashikon ligji për fushatën?
Kodi Zgjedhor parashikon që subjektet që do të marrin pjesë në një proces zgjedhor do të kenë të drejtën që të bëjnë fushatë në terren, nëpërmjet televizioneve apo dhe rrjeteve të tjera, pa cënuar etikën e komunikimit për subjektet e tjera garuese.

Çfarë kanë bërë liderët e partive?
Krerët e partive ndonëse në mënyrë të drejtëpërdrejtë kanë apeluar për ruajtje të qetësisë, deri më tani ata i kanë konsideruar incidentet që kanë ndodhur të lidhura politikisht nga kundërshtarët politik.