Cilat kanë qenë problemet në zgjedhjet e kaluara?
Zgjedhjet e kaluara parlamentare të 2009 kanë patur një sërë problemesh duke filluar që nga largimi i komisionerëve nga qendrat e votimit dhe marrjes me vete të vulave të votimit, incidentet me anëtarët dhe krerët e QV siç ishte rasti i Vlorës apo dhe dhunimit të zgjedhësve. Nuk kanë munguar edhe padi e dënime në gjyqësor për komisionerë që kanë shkelur ligjin zgjedhor.

Çfarë parashikon Kodi Penal për këto raste?
Kodi Penal ka të përcaktuar qartë masat ndëshkimore për rastet e sipërmendura duke filluar që nga gjobat më të ulat 30 mijë lekë të reja e deri me dënimet me burgim që shkojnë deri në 8 vite.

A ka patur vërejtje nga ndërkombëtarët?
Faktori ndërkombëtar nëpërmjet raporteve të tyre kanë lëshuar kritika mbi moszbatimin e ligjit të zgjedhjeve në vend. Ata kanë kërkuar më shumë vëmendje nga institucionet përkatëse dhe zbatimin e ligjit. Pritet që pas zgjedhjeve të 23 qershorit, të ketë raporte për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në vend.