Cili ka qënë shkaku i deklaratave të ditës së djeshme që garantuan Ngjelën me një post ministror nëse fiton e majta?
Vetëm dy ditë më parë kreu i PLD Spartak Ngjela kërkoi nga Rama që të bënte publike marrëveshjen e tij për të qënë në përbërje të një kabineti të ardhshëm qeveritar nëse fiton e majta. Rama ditën e djeshme e ka konfirmuar një gjë të tillë, duke deklaruar publikisht se për vetë kontributin e Ngjelës në opozitë ai do të jetë pjesë e ekzekutivit të ardhshëm.
 
Çfarë kanë kërkuar partitë aleate të PS ndaj Ramës?
Partitë aleate të PS kanë kërkuar në mënyrë vijuese që të jenë pjesë e listave të PS si kandidatë për deputetë, në mënyrë që të jenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në mënyrë të garantuar pasi sitemi zgjedhor i penalizon. Rama nga ana e tij ka fiksuar në marrëveshje se do të jenë pjesë e ekzkutivit dhe e qeverisjes duke marrë një numër të caktuar votash, duke filluar nga 5 mijë vota, që favorizon në këtë mënyrë partitë e vogla aleate. Pavarësisht kësaj aleatët janë shfaqur të pakënaqur, megjithatë janë përfshirë në garën elektrorale përkrah PS në opozitë.