LOS ANXHELOS - Ka vdekur gjatë një spektakli në Las Vegas një akrobate e Cirque du Soleil (Cirku i Diellit). Ajo ka humbur jetën gjatë rënies në një prej ekzibicioneve të saj.

Lajmin e bën të ditur "cirku", të cilit i referohet edhe TM News. Artistja, Sarah Guyard-Guillot (e njohur me emrin e artit Sassoon), 31 vjeç, nënë e dy fëmijëve vdiq në spital të shtunën pak para mesnatës në Qendrën Mjekësore universitare të Las Vegas, ku u transportua pas rënies prej 15 metrash lartësi gjatë shfaqjes "Kà", në teatrin Mgm Grand.

Disa dëshmitarë kanë rrëfyer, që akrobatja e lidhur në tavan me një kabëll, ra në skenë përpara publikut me sa duket për shkak të lirimit të kavove të sigurisë: shumë spektatorë kanë menduar se rënia ishte pjesë e shfaqjes para se të kuptonin, se po asistonin në një tragjedi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)