Piratët somalezë kanë sekuestruar një anije cisternë nafte në brigjet e Jemenit, sipas disa zyrtarëve të sigurisë somaleze.
Roja bregdetare jemenase tha më parë se tankeri MT Eureka po dërgohej drejt Somalisë.
Kjo shënon sekuestrimin e dytë të një anijeje cisternë nafte në zonë brenda një periudhe 10-ditore, pas anijes Honor 25 më 22 prill.
Honor 25 mbante 18,500 fuçi naftë me destinacion Mogadishun.
MT Eureka po lundronte me flamurin e kombit të Afrikës Perëndimore, Togo, përpara sulmit nga personat e armatosur në orën 5:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, tha zyrtari i sigurisë për BBC-në.
Lajmi kryesor:
Konflikti me Merz, Pentagoni tërheq 5 mijë trupa nga Gjermania! Berlini: Vendim i parashikueshëm! Teherani: Mund të rinisim luftën me SHBA










