City fiton derbin e Manchester-it 
Fiorentina ndal Napolin në Serie A

City fiton derbin e Manchester-it <br />Fiorentina ndal Napolin në Serie A<br>
City fiton derbin e Manchester-it dhe nis arratinë në krye të Premier League-s angleze. Në mitikun “Old Traford” të besuarit e Pep Guardiolës mundën ata të Jose Mourinho 2-1 në një ndeshje spektakolare. David Silva kaloi në epërsi Cityn në fundin e pjesës së parë.

Spanjolli nga fare pranë dërgoi topin pas krahëve të De Geas duke konkretizuar me gol dominimin e ndeshjes, Por në minutat shtesë të pjesës së parë United barazon me Markus Rashford.

Sulmuesi i “ Djajve të Kuq” përfiton nga një gabim i Delph dhe me të djathtën mposht Ederson. Golin e fitores për Cityn e shënon argjentinasi Otamendi në pjesën e dytë që I jep kryesuesve një avantazh shumë të madh.

City nis arratinë pasi kryeson Premier League me 46 pikë 11 më shumë se United e vendit të dytë. Dy ndeshjet e tjera të javës së 16-të Southampton-Arsenal dhe Liverpool-Everton përfunduan me të njëjtin rezultat 1-1.

Në Serinë A Napoli nuk shkëlqen dhe nuk fiton duke bërë që Interi të mbetet në vend të parë në klasifikim. Napolitanët nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Fiorentinës në “San Paolo” duke u ngjitur në kuotën e 39 pikëve një më pak se zikaltërit.

Fiorentina ishte e rrezikshme në pjesën e parë ndërsa Zielinski por edhe Mertens patën rastet më të mira për Napolin . Edhe Roma u frenua në barazim pa gola nga Chievo.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal