City-Real mbyllet pa fitues, sot
Simeone përballë Guardiolës

City-Real mbyllet pa fitues, sot<br />Simeone përballë Guardiolës
Manchester City dhe Real Madrid janë ndarë në paqe në përballjen e tyre të parë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Ndeshja e zhvilluar në “Etihad” nuk ka nxjerrë fitues, duke duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese në Santiago Bernabeu.
 
I favorizuar në letër është Reali, pasi në ndeshjen e kthimit në shtëpi do të tentojë kualifikimin me çdo kusht. Ndërsa City shpreson në mos fitoren, një barazim me gola, që do ta kualifikonte për herë të parë në histori në një finale të trofeut më të rëndësishëm të planetit për klube.
 
Megjithatë, në 65% të rasteve kur ndeshja e parë ka përfunduar 0:0 në Ligën e Kampionëve, skuadra e cila ka qenë vendase në atë të kthimit është kualifikuar për më tej.
Los Blancos e presin Cityn në ‘Santiago Bernabeu’ javën tjetër, ku do ta kërkojnë finalen e dytë në tri vitet e fundit.
 
Djemtë e Pelegrinit dominuan takimin e parë me Cityn, por pa konkretizuar para portës. Portieri i anglezëve u bë protagonist kryesor në këtë ndeshje me ndërhyrjet e tij, duke shpëtuar skuadrën angleze nga goli i sigurt në transfertë.
 
Reali duhet se vuajti mungesën e Christiano Ronaldos në sulm. Ky i fundit nuk mundi të rikuperohej nga dëmtimi dhe e ndoqi ndeshjen nga shkallët e stadiumit.
 
Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat. Vendasit kryesuan me mbajtjen e topit dhe rrezikuan në disa me aksione nga krahu i djathtë, por pa gjetur rregën e rrjetës.
 
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, mediat ndërkombëtare publikuan edhe formacionet zyrtare. Realit e nisi me mungesën e të theksuar në sulm të CR7-ës dhe në vend të tij u aktivizua që nga minuta e parë Lukas Vaskues.


Atletico – Bayern
Atletico Madrid dhe Bayerni i Munich do të luajnë sot ndeshjen e parë për gjysmëfinalen e Champions League me objektivin finale Milanos. Në sezonin e largët 1973-1974, Bayerni triumfoi 4-0 në finalen e përsëritur ndaj Atletico Madrid që u zhvillua në Bruksel, teksa në ndeshjen e parë kishte arritur të barazonte me një gol në minutën e fundit në 1-1. Por, kjo është historia, tani përballë njëra-tjetrës do të vendosen dy skuadra krejtësisht të ndryshme. Bavarezët e drejtuar nga Pep Guardiola janë favoritët kryesorë për të triumfuar në këtë kompeticion. Guardiola dëshiron të largohet duke i dhuruar bavarezëve edhe trofeun e vetëm që nuk ka mundur t’u japë. Ndërsa Atletiko kërkon që të thyejë tersin, pas dy finaleve të humbura. Kjo është një përballje edhe më interesante për faktin se në drejtimin e dy skuadrave janë dy trajnerë me filozofi të kundërta në futboll.

Nga një anë Guardiola adhuruesi i elegancës e teknikës, shpikësi i “tiki-taka”, nga ana tjetër Diego Simeone adhuruesi i lojës së fortë fizike. “Intensitet dhe kontakt” këtë kërkon Simeone nga lojtarët e tij dhe me këtë stil largoi nga Champions Barcelonën dhe tani kërkon të largojë edhe “Barcelonën e re” të Guardiolës Bayern-in. Madrilenët vinë në këtë duel pasi eliminuan me meritë Barcelonën kampione në fuqi të Championsit në cerekfinale ndërsa, Bayern vështirësitë më të mëdha i pati ndaj Juventusit në raundin e 1/8-ave, sepse përballë Benficës nuk vuajti shumë. Pa një gjigand në qendër të mbrojtjes si Diego Godin që është i dëmtuar, por edhe pa Thiago Mendes në mesfushë, Atletico do të përpiqet të shfyrtëzojë momentin e mirë që po kalon dyshja e sulmit Griezmman-Torres për ti bërë një surprizë të hidhur Bayernit. Nga ana tjetër kampionët e Gjermanisë pavarësisht mungesave të Robben dhe Badstuber, kanë ende në fushë lojtar si Muller, Ribery, Leëandoëski e Vidal ndaj ndeshja në “Vicente Calederon” pritet të jetë një sfidë të zjarrtë.
 
Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit