Çizmja e Kryemadhit, Rama: I kishte
këmbët me një këpucë, ndaj gjuajti

Çizmja e Kryemadhit, Rama: I kishte<br />këmbët me një këpucë, ndaj gjuajti<br /><br>
Kryeministri Edi Rama me ironi e ka cilësuar si madhështor gjestin e Monika Kryemadhit, që e gjuajti me çizme gjatë incidentit në seancën kur u zgjodh Kryeprokurorja e re, Arta Marku.

Nuk kam pse kundërpërgjigjem kundër Monikës, por heqja e këpucëve dhe gjuajtja janë gjest madhështor i bërë për t’ju treguar të gjithëve atyre që duan të shohin dhe kuptojnë se çfarë në fakt është motivimi i madh opozitar kundër reformës në drejtësi’ tha ai.

Rama shprehet se LSI nuk është një forcë politike, pasi është kthyer në dyqan çizmesh që vishen sipas stinës.  “I kishin këmbët me një këpucë, ndaj gjuajtën me çizme. E kam të qartë ça mund të bëjnë këta. I di të gjitha. Ndjej keqardhje për Monikën që e marrin seriozisht.

LSI nuk është një forcë politike. LSI është një këpucë që vishet sipas stinës. Natyrisht që dua të them me këtë rast që koalicioni me LSI-në ka pasur probleme, por ka gjëra që janë bërë mirë.

LSI-ja në vend që ajo të mbyllte një herë e mirë dyqanin e këpucëve të stinës dhe të hynte në atë që duhet të ishte filozofia e një të majte të bashkuar, ajo preferoi të mbante dyqanin hapur dhe tani gjuante me këpucë nga dyqani” tha Rama në Top Story.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit