Çizmja,Kryemadhi:Nipërit do thonë
‘t'u thaftë dora që nuk i re Ramës’

Çizmja,Kryemadhi:Nipërit do thonë<br />‘t'u thaftë dora që nuk i re Ramës’<br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka ironizuar me çizmet që hodhi në seancën plenare të 18 dhjetorit 2017, kur u zgjodh Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Në një dalje për media, Kryemadhi tha se nipërit e saj do ta kritikojnë që çizmja nuk i ra në kokë kryeministrit Edi Rama, që ta shkundte këtë vend dhe të bëhej diçka e mirë.

“Troç muhabeti kur unë të jem 104 vjeç do bëhemi si Evropa. Jam e sigurt që nipërit e mi do më thonë: T’u thaftë dora që ajo çizmja jote nuk i ra në kokë Ramës ta shkundte këtë vend dhe të bëhej diçka më e mirë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi ka deklaruar se Reforma në Drejtësi është vendosur në pikëpyetje të madhe dhe nuk është më ajo reforma që aspiron shqiptarët dhe t’i bëjë ata më pak të varfër. Kryemadhi ka paralajmëruar politikanët e korruptuar se një ditë do të paguajnë, ndërsa i ka kërkuar qeverisë të merret seriozisht me çështjen e Reformës në Drejtësi.

Sipas kryetares së LSI, kjo reformë ka përfunduar një unazë në gishtat e duarve të krimit të organizuar, një bizhu në sirtarët e tyre.

“Reforma në Drejtësi është vendosur në pikëpyetje të madhe, nuk është më ajo reforma që aspiron shqiptarët, që do t’i bënte ata më pak të varfër e të sigurt, që do të luftonte krimin, trafikun e drogës e korrupsionin, ajo është kthyer në një unazë në gishtat e duarve të krimit të organizuar, një bizhu në sirtarët e tyre. Lufta kundër drogës vazhdon të mbetet një sfidë. Qeveria të lërë propagandën e saj dhe të merret seriozisht më këtë çështje, një ditë do të paguajnë”, tha Kryemadhi.

Më tej, ajo foli për skemën e ndihmës ekonomike, që sipas saj, ka përjashtuar mbi 20 mijë familje në nevojë. Ndërsa shtoi se LSI ka propozuar një skemë për nxjerrjen nga varfëria të 200 mijë shqiptarëve, duke iu bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të ulen për të diskutuar rreth saj.

“Skema e propozuar nga LSI nxjerr nga varfëria 200 mijë shqiptarë. Ne i ftojmë shqiptarët të diskutojmë me ta, iu ofrojmë atyre propozimin tonë. Për ne ka shumë rëndësi lufta ndaj varfërisë. Propozojmë të rikthehet në Parlament ligji për taksat. 
Ne jemi një komb i vogël, por që shpresat e ëndrrat i kemi shumë të mëdhaja. Vitet e rilindjes janë kthyer në vite ankthi, ku e vetmja rilindje është ajo e krimit, e drogës, e trafikut, vite që ngjallën mungesë shprese. Të gjithë jemi sot përballë sfidës së mbijetesës së një brezi të tërë, që po largohet nga Shqipëria.

Shqiptarët duhet të kthehen dhe të marrin në dorë fatet e tyre, po kalojmë një situatë tepër dramatike. Na duhen mbi 60 vjet të bëhemi si vendet tjera. Nuk mund të reflektosh po nuk pranove realitetin, është njerëzore të bësh gabime, por djallëzore të mos i pranosh ato. Heqja nga skema e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve nuk është zgjidhje e nxjerrjes nga skamja, por i fut ato në qerthullin e korrupsionit, manipulimit, i bën ato një kamxhik politik në duart e politikës”,
shtoi kryetarja e LSI.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset