Reperi i njohur dhe mjaft i dashur për shqiptarët, Noizy, ka paralajmëruar diçka të madhe për të gjithë fansat. Një ditë më parë, ai është takuar me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, me të cilin ka folur për koncertin e dytë në sheshin e kryeqytetit.
Duke postuar një foto me Veliajn në Instagram, Noizy iu ka përcjellë mesazhin e bukur të gjithë fansave, teksa ka shkruar se diçka shumë e bukur për të gjithë ata po vjen dhe do jetë më madhështore se hera e parë.
“Bisedime me lali @erionveliaj per koncertin e dyte ne sheshin e Tiranes. Dicka shume e bukur per te gjithe ju, dhe shume me madheshtore se heren e pare. Ju premtoj”
Noizy
(Postimi i Noizyt në Instagram)