Claudio Ranieri është trajneri i ri i kombëtares së futbollit të Greqisë. Lajmin e ka zyrtarizuar Federata Greke e Futbollit përmes një komunikate për shtyp. Ranieri ka firmosur një kontratë dy vjeçare duke zëvendësuar në postin e teknikut të helenëve Fernando Santos, i cili u largua pas përfundimit të kampionatit Botëror.

“Jam i nderuar nga respekti dhe besimi i Federatës Greke. Kam marrë shumë oferta, por marrëdhëniet e mira mes meje dhe presidentit të Federatës Greke të Futbollit, Giorgos Sarris bënë që unë të merrja këtë vendim.

Kam ndjekur ndeshjet e Greqisë në Botëror dhe kam vënë re se kjo skuadër është rritur shumë. E vlerësoj shumë mentalitetin që kanë futbollistët dhe besoj se së bashku do të arrimë shumë suksese” deklaroi Ranieri.


d.b/shqiptarja.com