OHAJO - Shtëpia e ankthit në Cleveland të Ohajos ku tre vajza të reja u burgosën dhe torturuan për rreth një dekadë u prish nga puntorët me urdhër të autoriteteve vendas.

Shkatërrimi saj erdhi më pak se një javë pasi Ariel Castro u dënua me burgim të përjetshëm pa kusht, plus 1.000 vjet për izolimin e Michelle Knight, Gina Dejesus dhe Amanda Berry në shtëpinë e tij.

Michelle ishte e pranishme gjatë shkatërrimit të shtëpisë dhe shpërndau balona me ngjyrë të verdhë për banorët e lagjes në shenjë simboli për të përfaqësuar gjithë fëmijët e zhdukur në botë.

Ariel Castro, 53 vjeç, nënshkroi aktin për prishjen e shtëpisë tre-katëshe kur ai u vetëdeklarua fajtor për akuzat se i kishte keq trajtuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzat për 10 vite rresht.

Ato u gjetën rastësisht nga një fqinj i tyre, i cili kishte dëgjuar të bërtiturat dhe ishte futur në shtëpi për t'i ndihmuar.

OHAJO 1

Redaksia Online
(l.ç./mag/shqiptarja.com)