Clint Williamson: Në Kosovë nuk
është kryer trafik organesh

Clint Williamson: Në Kosovë nuk<br />është kryer trafik organesh
Nuk ka asnjë dëshmi që vërteton se në Kosovë është kryer trafik organesh. Në këtë përfundim kanë arritur hetimet e kryeprokurorit amerikan Clint Williamson, i cili udhëhoqi Task Forcën e hetimeve speciale të Bashkimit Europian në lidhje me këtë çështje. Sipas burimeve të “Klan Kosova”, hidhen poshtë të gjtha akuzat e senatorit zvicerian Dick Marti se në Kosovë ka patur trafikim organesh.
 
Ky raport pritet të publikohej në qershor, por është shtyrë për dy muaj. Kryeprokurori amerikan Williamson do të largohet nga detyra që mbante menjëherë pas prezantimit të raportit, pasi ishte ngarkuar me këtë mision.
 
Burime ndërkombëtare thonë se ai do të zëvendësohet me një tjetër prokuror amerikan.
 
Megjithatë Williamson do të hetojë edhe 12 raste për krime lufte, për të cilat Task Forca aktuale ka gjetur fakte të jenë kryer, kryesisht pas 12 qershorit. Ato të gjitha janë individuale dhe nuk përfshijnë ndonjë ndërmarrje të organizuar. Akuzat për 12 rastet do të ngrihen në fund të 2014-ës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë