Clinton akuzon shërbimet sekrete
ruse për hakerimin e kompjuterëve

Clinton akuzon shërbimet sekrete<br />ruse për hakerimin e kompjuterëve
Kandidatja demokrate për Presidente të SHBA-së, Hillary Clinton ka akuzuar drejtpërdrejt shërbimet sekrete ruse se kanë përdorur hakerat për të ndërhyre në sistemin informatik të demokratëve.

Në një intervistë për Fox News, kandidatja Demokrate, pa përdorur fjalë të bukura ka akuzuar Moskën për hakerimin e sistemit elektronik të fushatës së saj elektorale. Në shënjestrën e kandidates demokrate për zgjedhjet presidenciale është gjendur edhe Donald Tramp, sfiduesi i saj, nën akuzë se po mbështet Putinin.
 
"Ne e dimë se shërbimet e inteligjencës ruse kanë hakuar shumë e-mail-e në Komitetin Kombëtar Demokratik.
 
Ne e dimë se rusët e kanë bërë të sigurt se do të publikojë shumë nga këto e-mail, dhe ne e dimë se Donald Trump nuk e fsheh mbështetjen e Putinit, e cila është shqetësuese.
 
Ne e dimë se Donald Trump ka treguar një gatishmëri shumë shqetësuese për të mbështetur Putinin" tha Clinton në një intervistë me "Fox News Sunday".
 
Zëdhënësi i Hilari Klinton, Nick Merrill, ka pohuar se hetimet për këtë çështje kanë nxjerrë në pah se sistemi i brendshëm i fushatës është cenuar. Sipas tij, hakerat kanë arritur të hyjnë në programin që kryen analizat elektorale.
 
FBI ndërkohë ka hapur një hetim në lidhje me sulmin dhe akuzat e ngrita duke shqyrtuar ndërhyrjet, ndërsa nuk janë identifikuar autorët e këtij sulmi.
 
Wikileaks, organizata e drejtuar nga Julian Assange, pak ditë më parë ka nxjerrë pothuajse 20,000 email të cilat tregojnë se si udhëheqësit demokratike kanë favorizuar Hillary Clinton për Shtëpinë e Bardhë, në kurriz të rivalit Bernie Sanders.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë