SHBA - Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga humbja në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton rikthehet të flasë në publik dhe vendos gishtin kundra lajmeve të rreme të cilat qarkullojnë në ëebsite të ndryshme.
Madje ish-sekretarja i konsideron lajmet e rreme një epidemi e cila duhet ndaluar, pasi sipas saj ato fillojnë të kenë ndikim në jetën e njerëzve madje edhe duke i kërcënuar.
“Nuk bëhet fjalë për politikën, janë shumë jetë në rrezik, jetë të njerëzve të zakonshëm. Eshtë një rrezik që duhet përballuar me kujdes dhe shumë shpejt”, u shpreh Clinton.
Ish-kandidatja demokrate nuk mundi të mos bënte edhe një autoironi, duke buzëqeshur: “Me siguri nuk ishte ky diskutimi që Capitol Hill priste pas zgjedhjeve. Pas disa javëve që kalova në pyll duke bërë edhe selfie, mendova se do të ishte ide e mirë që të dilja”.
Ish sekretarja ishte e pranishme në Capitol Hill në një ceremoni lamtumire, ku senatori demokrat Harry Reid pas 30 vitesh largohet nga Kongresi.
Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com