SHBA- Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton është nisur për në Ballkan, ku do t’i kërkojë Serbisë dhe Kosovës që t’i tejkalojnë dallimet e hidhura dhe të integrohen plotësisht në BE dhe në NATO, shkruan AFP.
Clinton, që së pari do të ndalet për bisedime të hënën në Algjeri, mbi krizën politike në Mali, do të bashkohet me shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, si pjesë e vizitës së saj në Ballkan, ku të dyjat pritet të shtyjnë përpara një integrim më të madh.
Shefja e diplomacisë amerikane do të vizitojë së pari Bosnjën, shteti ballkanik, që duhet të aplikojë për anëtarësim në BE, por që zyrtarisht kandidaturën do ta dorëzojë në fund të këtij viti.
Pa Ashtonin, Clinton do ta përfundojë vizitën e saj në Shqipëri dhe Kroaci, të cilat iu bashkuan NATO-s në vitin 2009.
Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të nisura në mars të 2011, nën ndërmjetësimin e BE-së, janë pezulluar pas zgjedhjeve të majit në Serbi, në të cilat dolën fituese forcat nacionaliste.
Më herët në këtë muaj, Ashton organizoi një takim të lartë të kryeministrave të të dy vendeve.
BE-ja dhe Ëashingtoni kërkojnë nga të dy vendet, të rinisin zyrtarisht bisedimet, derisa Serbia shpreson të fitojë datën për nisjen e negociatave për antarësim me BE-në.
Serbia nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës, kurse Kryeministrat e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, janë deklaruar për normalizim raportesh mes shteteve.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com