Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton ka mbërritur në Egjipt në një vizitë dy ditore.

Kjo është vizita e parë e një niveli të lartë pas periudhës post-Mubarak. Clinton gjatë vizitës

do të takohet me presidentin e zgjedhur Muhamed Morsi dhe pjestarë të tjerë të qeverisë.

Pas mbërritjes në Egjipt, Clinton në fjalën e saj ka theksuar se do të ngrejë një urë të re

bashkëpunimi me qeverinë egjiptiane. Bisedimet pritet të përqëndrohen te kalimi i tranzicionit

demokratik dhe zhvillimit të ekonomisë.

Ndërkohë që nuk ka harruar edhe te respektimin e lirive fetare dhe të drejtat e pakicave.