Clinton nuk dorëzohet, ja goditja që
ka planifikuar kundër Trump

Clinton nuk dorëzohet, ja goditja që<br />ka planifikuar kundër Trump
Ish- kandidatja për presidente e SHBA-së, Hilary Clinton nisi një organizatë të re politike me synim që të nxisi shtetasit amerikanë, të përfshihen në politikë dhe të mbështesin  grupet që kundërshtojnë administratën Trump.
 
Më organizatën “Së bashku përpara” Clinton kthehet në arenën politike pas humbjes nga republikani Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.
 
Muajt e fundit, kam reflektuar, kam kaluar kohë me familjen, dhe, po, kam ecur nëpër pyje”, tha Clinton 69 vjeçe.
 
Më shumë se kurrë besoj se angazhimi u qytetarëve është jetik për demokracinë tonë.Jam e frymëzuar nga të gjithë ata që ngrihen për të organizuar dhe udhëhequr”, tha Clinton në një prej serive të postuara në Twitter.
 
  “Këtë vit nuk ka ndodhur ajo që kam parashikuar, por e di se për çfarë vazhdoj të luftoj: Një Amerikë më të mirë, me zemër më të madhe, më gjithëpërfshirëse. Përpara”, shkroi Clinton.
 
Më tej ajo përmendi 5 grupe me prirje majtiste që do ti mbështesë lëvizja e re.
 
Zëdhënësi i Komitetit Kombëtar Republikan, Michael Ahrens, e kritikoi ashpër lëvizjen e Clinton.
 
Nëse demokratët do të ishin të zgjuar do ta kuptonin se është koha për të lëvizur përpara pa Hillary Clinton”, tha ai.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë