Pesë muaj nga disfata përballë republikanit Donald Trump, Clinton është shprehur do t'i japë fund "fshehjes në pyll" për të ndihmuar kombin e përçarë.
“Jam gati të dal nga pylli dhe të ndihmoj kombin e përçarë”, është shprehur Clinton.
Deklaratat e saj Clinton i bëri gjatë një takimi me komunitetin irlandezo-amerikan, në vendlindjen e babait të saj, Scranton në Pennsylvania, me rastin e festës së Shën Partrikut.
"Unë nuk besoj se duhet të lejojmë që ndasitë politike të ashpërsohen e të kthehen në ndasi personale. Ndaj ne thjesht nuk mund ta injorojmë dikë e t’i kthejmë kurrizin vetëm sepse nuk jemi politikisht dakord me të", tha Clinton.
Pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, Clinton u pa gjithnjë e më pak në media, ndërsa daljet e saj të shpeshta ishin shëtitjet me qenin e saj në Chappaqua në New York.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)