“Nuk është e lehtë për mua të jem këtu, ka patur momente kur nuk doja të bëja asgjë vetëm të lexoja një libër, të shëtisja kafshët e të mos dilja më nga shtëpia” ishte kjo deklarata që ish sekretarja Hillary Clinton dha në daljen e parë të saj publike pas fjalimit kur pranoi humbjen.
Demokratja ishte e pranishme në një event të organizuar nga një shtëpi bamirësie për fëmijë në Washington.
“Unë e di se shumë nga ju janë të zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve. Edhe unë po ashtu, aq shumë saqë fjalët s’e përshkruajnë dot. Mos u dorëzoni kurrë. E di që javën e shkuar shumë njerëz pyetën nëse Amerika ishte vendi që mendonim. Por më besoni ia vlen të besojmë në vendin tonë. Na takon neve të vijojmë të punojmë për ta bërë shtetin tonë më të fortë e më të drejtë. Do t’ia dalim, Amerika ka nevojë për ju”, ishte kjo thirrja që ish sekretarja u drejtoi mbështetësve të saj.
Clinton fitoi votën popullore, por me sistemin zgjedhor amerikan kjo nuk mjafton për të fituar presidencën duke u shpallur fitues republikani Donald Trump. E që nga ajo kohë demokratja ka ruajtur privatësinë duke u shfaqur vetëm me familjarët e saj, ish-presidentin Bill Clinton dhe vajzën Chelsea.
[gallery]19704[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO