SARAJEVE - Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton tha sot nga Sarajeva se Bosnja në Bashkimin Evropian dhe e anëtarësuar në NATO do të ishte vend më me stabilitet. “Jemi këtu për të nxitur dialogun politik, mbështesim integrimin në BE dhe NATO”, tha sekretarja e shtetit.
Clinton theksoi se është e papranueshme që 17 vite pas përfundimit të luftës të ketë akoma probleme. “Bosnja i përket Evropës, kapërceni krizën politike dhe përmbushni reformat”, - u shpreh sekretarja e shtetit. Ajo kritikoi për këtë fakt liderët serbë të Bosnjës. “Të respektohet marrëveshja e Dejtonit, jemi të zhgënjyer nga lidershpi juaj politik”, theksoi Clinotn.
Deklarata e Hillary Clinton u dha sot gjatë një konference të përbashkët për shtyp me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, në Sarajevë.
Më herët gjatë ditës, Clinton u takua me anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës. Clinton dhe Ashton, në orët e pasdites do ta vazhdojnë vizitën e tyre në Beograd, ku do të takojnë presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliç, dhe kryeministrin Ivica Daçiç, ndërsa në Prishtinë pritet të mbërrijë sonte në mbrëmje.
Sot, Clinton dhe Ashton do të vazhdojnë vizitat në Beograd e më pas ne Kosovë. Ndërsa në datën 1 nëntor, Clinton do të vizitojë Kroacinë dhe Shqipërinë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com