SHBA - Sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit, Hillary Clinton, e cila vuante nga një virus në stomak, pësoi sot një gjendje të fikëti dhe ka përplasur kokën, ndërkohë që po e merr veten nga një goditje cerebrale, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.

"Sekretarja Clinton vuan nga një virus në stomak, u bë e dehidratuar dhe i ra të fikët" tha zëdhënësi i Philippe Reines Klinton në një deklaratë.

Më tej zëdhënësi i saj ka thënë se "Clinton po shërohet në shtëpi dhe do të vazhdojë të monitorohet rregullisht nga mjekët e saj. Në rekomandimin e tyre, ajo do të vazhdojë të punojë nga shtëpia javën e ardhshme, duke qëndruar në kontakt të rregullt me departamentin dhe zyrtarë të tjerë. Ajo mezi po pret të rikthehet në zyrë sa më shpejt”.

Clinton u detyrua të anulojë një udhëtim të planifikuar në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

(eç/shqiptarja.com)